02 nëntor 2009

Parashikime ne Champions

Parashikim : Bayern Munchen – Girondins de Bordeaux

Koha : E martë, 3 nëntor, 20 : 45Vendi : Allianz Arena, Munich
Të martën mbrëma pritet të zhvillohet një ndeshje shumë e mirë ndërmjet Bayern Munchen dhe Bordeaux. Dy ekipe luftojnë për të kaluar grupet e Champions League.
Bayern
Skuadra gjermane nuk do të ketë në dispozicion shumë lojtar për shkak të lëndimeve. Mungesa më e madhe do të jetë e Franck Ribery. Robben mund të rikthehet për këtë takim por asgjë nuk është e sigurtë ! Sulmuesi Ivica OIic është i lënduar dhe do ta humbas këtë ndeshje.
Daniel Van Buyten në sfiden e fundjavës ishte zëvendësuar që në fillim për shkak të një lëndimi në këmbë. Gjithashtu Thomas Muller mungon në këtë lojë.
Edson Braafheid u kthye në fundjavë dhe do ta fillojë ndeshjen nga fillimi në të majtë prapa.
11 lojtare startues të mundshëm : Poligon, Lahm, Demichelis, Badstuber, Braafheid, Tymoshchuk, Van Bomel, Schweinsteiges, Roben, Klose, Toni
Bayern Munchen :
Stuttgart v Bayern 0-0 (Bundesliga, Java 11, 31 Tetor )
Bayern Munchen v Eintracht Frankfurt 4-0 (DFB Pokal, 1/8 final, 28 Tetor )
Eintracht Frankfurt v Bayern 1-2 ( Bundesliga, Java 10, 24 Tetor )
Girondins de Bordeaux v Bayern 2-1 (Champions League, Xhiro 3, 21 Tetor )
Freiburg v Bayern 1-2 (Bundesliga, Java 9, 17 Tetor)
Girondins de Bordeaux
Krejt e kundërta për trajnerin Laurent Blanc i cili nuk ka lojtar të lenduar, përpos Henrique.
Blanc ka mbledhur 20 lojtar për të udhëtuar ne Munchen ku do të zhvillohet kjo loje. Ai ka mbledhur lojtar të njohur, por edhe te rinj si Gregori Sertic dhe Henri Saivet.
11 lojtarë startues te mundshëm : Carrasso, Chalme, Ciani, Planus, Tremoulinas, Diarra, Fernando, Plasil, Gourcuff, Wendel, Chamakh.
Bordeaux
Bordeaux v Monaco 1-0 (Ligue 1, Java 11, 31 Tetor)
Bordeaux v Le Mans 3-0 (Ligue 1, Java 10, 24 Tetor)
Bordeaux v Bayern Munich 2-1 (Champions League, Xhiro 3, 21 Tetor)
Auxerre v Bordeaux 0-1 (Ligue 1, Java 9, 17 Tetor)
Saint-Etienne v Bordeaux 3-1 (Ligue 1, Java 8, 3 Tetor)
Epilogu
Bayern nuk është në formën e tij më të mirë, ndërsa Bordeaux eshte kundërshtar kokëfortë, por në udhëtim ata nuk fitojnë shpesh. Lëndime të shumta të Bayern mund të ndikojnë negativisht në këtë takim, dhe nëse Bordeaux e blindon Robben ata mund të kthehen në shtëpi me pikë të fituara.


Parashikim: Milan – Real Madrid

Koha: E martë, 3 Nëntor, 20:45Vendi: San Siro, Milano
Të martën me fillim nga ora 20:45 pritet të zhvillohet një takim mjaft interesant në San Siro,që do ti ofrojë spektakël dhe ethe adhuruesve të futbollit.Bëhet fjalë për dy gjigantët evropianë,Milanin dhe Real Madridin.
Milan
Milani është i pamposhtur për 6 ndeshje me rradhë në të gjitha garat.Rossonerët janë duke çarë të gjitha rrugët drejt fitores dhe nuk dëshirojnë të ndalen fare.Këtë e vërteton fitorja e shënuar e rradhës kundër Parmës,ndeshje e cila përfundoi me rezultat 2-0.A do të thotë kjo se Leonardo e ka gjetur “Formulën” e mbijetimit pa Kaka’n?
Padyshim se lojtari më i mirë për këtë sezon tek Milani ishte Nesta i cili i cili çdo ditë e më shumë po impresionon publikun me paraqitjet e tij.Sidoqoftë,Rossonerët nuk do të kenë sulmin si kundër Parmës.Ata do të kenë besim në vete dhe shumë guxim në ndeshjen e së martës.
Me Marco Storarin e lënduar,shumë fansa ishin merakosur për përfshirjen e Didës në këtë lojë pasi në Santiago Bernabeu falë gabimit të tij trashanik,Raul shënoi gol të lehtë dhe kaloi në epërsi ekipin e tij,por Braziliani është përmirësuar dhe kjo është vërejtur në ndeshjet kundër Napolit dhe Parmës.
Rikthimi i formës së Marco Borriellos gjithashtu ka qenë i mirëseardhur për Leonardon dhe sulmuesi që një kohë të gjatë ishte i lënduar shfaqi formën e vërtetë.
I qetë e i përmbledhur Borriello shënoi gol duke vënë topin në mes të këmbëve të Antonio Mirante’s dhe golin e dytë e shënoi me një volley mjaft të bukur gjatë kohësshtesë.Me Paton dhe Ronaldinhon është koha që Milani të tregojë sulmin e vërtet të tij,një sulm që shpartallon të gjithë mbrojtjen.
Nesta duhet të kthehet në derbi,prandaj Leonardo nuk deshi të rrezikojë në vikend.Gianluca Zambrotta është dashur të pushonte por ai u zëvendësua me Luca Antonninin pasi ky i fundit kishte problem muskulor.Marco Storari,Marek Jankulovski dhe Oguchi Onyewu janë ende jashtë.
Forma e Milanos:31 Tetor- Milan 2-0 Parma (Serie A)28 Tetor- Napoli 2-2 Milan (Serie A)25 Tetor – Chievo 1-2 Milan (Serie A)21 Tetor- Real Madrid 2-3 Milan (Champions League)18 Tetor- Milan 2-1 Roma (Serie A)
Formacioni i mundshëm i Milanit -(4-3-3): Dida; Oddo, Thiago Silva, Nesta, Zambrotta; Gattuso, Pirlo, Seedorf; Pato, Borriello, Ronaldinho.
Real Madrid
Real Madridi ka arritur rekord me 23 gola për nëntë javë,por këto karakteristika ishin arritur me anë të superyllit portugez,Cristiano Ronaldo.Që nga lëndimi i tij,Reali ka filluar të ndalet dhe e tërë barra për ti siguruar skuadrës sulm më efikas i është bartur brazilianit,Kaka`.
Lëndimi i Ronaldos i ka çuar Los Merengues drejt ndeshjeve ku ishte zhvilluar formë e dobët,prej të cilave më e keqja është ajo në kuadër të Copa del Rey kundër Alcorcon.
Menjëherë kishin filluar spekulimet se trajneri do të largohet nëse humb ndeshjet kundër Getafes dhe Milanos.Pengesa e parë është kapërcyer ndërsa sfida e dytë është shumë më e vështirë.Drejtuesit e Realit kanë vërë presion tek Pellegrini i cili po mundohet ta luftojë atë.
Megjithatë,Kiliani e dinte se të gjitha këto do të ndodhnin kur të vinte në post,por shumica e lojtarëve kanë besimin tek ai ,me përjashtim të Gutit.Kjo vërtetohet me anë të fitores kundër Getafes.Edhe pse Raul Albiol u përjashtua,Gonzalo Higuain shënoi dy herë për të shpëtuar “lëkurën” e Pellegrinit.
Guti ishte lënë jashtë fushës në fundjavë dhe ai nuk do të jetë në mesin e lojtarëve që do të udhëtojnë në San Siro.Duket se Pellegrini ka preferuar më parë Rafael van der Vaart dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë në Milano nuk do të jenë vetëm drejtuesit e Realit që kanë humbur durimin me Kilianin ,por atyre do ti shtohet edhe Guti.
Forma e Realit
31 Tetor- Real Madird 2-0 Getafe ( La Liga)27 Tetor- Alcorcon 4-0 Real Madrid (Copa del Rey)24 Tetor- Sporting Gijon 0-0 Real Madrid ( La Liga)21 Tetor- Real Madrid 2-3 Milan (Champions League)17 Tetor- Real Madrid 4-2 Valladolid (La Liga)
Njëmbëdhjetëshi i mundshëm i Real Madridit - (4-2-2-2): Casillas; Ramos, Pepe, Albiol, Marcelo; Xabi Alonso, Diarra; Kaka, Granero; Higuain, Raul.
Epilogu:
Mbetet të shihet se a do të bëjë ndonjë rikthim senzacional Real Madridi apo Milani do të ndalet?Kaka` kthehet për herë të parë në San Siro që nga largimi i tij dhe ai do ti orientojë lojtarët në mungesë të Cristiano Ronaldos.Mirëpo një gjë është e sigurt,spektakël do të ketë.