JUVELIVE

26 nëntor 2009

Marcello Lippi: Cassano nuk do të merr pjesë në Kupën e Botës

Trajneri i Italisë,Marcello Lippi është përpjekur duke thënë një herë e përgjithmonë se Antonio Cassano nuk do të luajë për kombëtaren në Afrikë të Jugut më 2010.
Përfshirja e Cassanos në skuadër gjithmonë ka qenë e dyshimtë dhe tani Lippi ka fikur çdo shpresë që kishte sulmuesi i Sampdorias.Trajneri është i vendosur dhe nuk do të ketë ndonjë shtytje për këtë rast.
“Më vjen shumë keq për Cassanon sepsë është një djalosh i mirë,por unë kam idetë e mia edhe pse është krijuar kjo gjendje deri këtu”,deklaroi Lippi për L’Espresso.
“Çdo kush thotë se jam kokëfortë dhe arrogant por unë di se çfarë bëj.Tifozët dhe gazetat janë si parti politike.Çdo kush ka kanditatin e vet për ekipin kombëtar”.
“Arsyeja pse nuk jap shpjegime për zgjedhjet që bëj sepse kjo mund të krijojë situata të tjera jokomode.Unë i kam idetë e mia”,përfundoi trajneri i kombëtares së Italisë,Marcello Lippi.