JUVELIVE

02 nëntor 2009

Leonardo dhe Ronaldinho janë të gatshëm për të shpartalluar Real Madridin

Trajneri i Milanos,Leonardo,ka treguar anët pozitive në ndeshjen kundër Real Madridit.Po ashtu Ronaldinho është i gatshëm ti përdorë triqet e tij magjike.
Dy gjigantët evropianë janë liderë në grupin C dhe Leonardo beson se qëndrueshmëria është çelësi i suksesit.
“Është një moment pozitiv për ne.Kemi lojëra që kanë histori në vetvete.Ne kemi pasur formë të mirë dhe kjo ndeshje vjen në çastin e duhur për ne,e po ashtu krijon atmosferë speciale”,deklaroi Leonardo për shtypin.
“Çfarë mund të arrijmë në Evropë?Gjëja më e rëndësishme është qëndrueshmëria dhe kjo krijon identitet më të mirë për klubin,por shumë gjëra duhet të merren për konsideratë”.
“Kur ekipi është në formë të mirë ,gjithmonë mund të luani mirë.Ekipi është i lumtur me mënyrën e lojës”.
“Real Madrid?Nuk dua të flas për këtë ngase i kam detyrat e mia.Objektivi im është ta bëjë gjithnjë e më të mirë punën”.
Ronaldinho ndërkohë shpreson të bartë Milanin drejt suksesit evropian.
“Gjithmonë dua të shënoj dhe të asistoj për shokët e mi”,shtoi asi.
“Gjithmonë kam dëshirë të jap më të mirën dhe jam i lumtur me formën që po kaloj tani”.
“Real?Janë një ekip i fortë me lojtarë të shkëlqyeshëm dhe do të jetë lojë e mrekullueshme.Jam i sigurt që ekipi do të luajë mirë”,shtoi për fund Ronaldinho.