JUVELIVE

02 nëntor 2009

Kaka: Tifozët e Milanit më duan

Assi i Real Madridit Kaka pret një pritje të mirë nga tifozët e Milanit kur të dy gjigantët takohen nesër në San Siro në kuadër të Champions League.
Braziliani kaloi gjashtë vjet te Milani, dhe tani kthehet si kundërshtar. Sidoqoftë, Kaka ndjen se do të pritet si mik nga tifozët e Milanit.
“ Për atë çfarë ndodhi gjatë atyre viteve, unë pres një pritje të mirë nga tifozët e Milanit,”
“ Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne.” deklaroi Kaka pas arritjes në aeroportin Malpensa.
Rosonerët janë lider në grupin C të pasuar nga Merengezët.