JUVELIVE

02 nëntor 2009

Josip Kuzhe mbetet trajner i Shqipërisë

Josip Kuzhe do të jetë njeriu i ngarkuar me detyrën e selektorit të kombëtares Shqiptare të futbollit për kampanjën e kualifikimeve EURO 2012.
Kuzhe morri përsipër këtë detyrë pas largimit të Arie Haan pas ndeshjes së tretë kualifikuese per boterorin 2010..
Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e tij arriti vetëm një barazim dhe dy humbje, por ai do të ketë rastin të përmirësohet në kampanjën e EURO 2012 shorti i së cilës do të hedhet më 7 Shkurt 2010 në Varshav.
“ Ne morrëm atë çfarë e merituam në grupin më të vështirë që kemi luajtur ndonjëherë. Humbjet kundër Hungarisë dhe pikët e lëshuara në Maltë na bllokuan rrugën për më tutje,” tha Armand Duka për UEFA.com
Kombëtarja shqiptare vlon nga talentët, me portierin Samir Ujkani ashtu si Jahmir Hyka dhe Emiliano Vila, ashtu si sulmuesi në rritje të formës Hamdi Salihi, që do të thotë se Kuzhe do të sjell një gjeneratë të re lojtarësh të talentuar për kualifikimet e ardhshme.