JUVELIVE

04 nëntor 2009

Gjigantët ndahen baras

Takimi kryesor i të martës mbrëma në kuadër të xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve është zhvilluar në San Siro, ku janë takuar Milani dhe Real Madridi, në ndeshjen e cila përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.
Të dyja skuadrat zhvilluan lojë mjaft të hapur në të cilën pati shumë raste, mirëpo u shënuan vetëm dy gola.
Të parët në epërsi kaluan Los Blancos me golin e Karim Benzema (29’), i cili shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri Dida pas goditjes së Ricardo Kaka.
Në minutën e 35-të u akordua penallti në favor të Rossonerëve pas prekjes së topit me dorë nga Pepe brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, ndërsa nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Ronaldinho (35’).
Edhe në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje mjaft e hapur me plot raste, mirëpo nuk u shënua asnjë gol.
Në takimin tjetër i Grupit C, Marseille e ka shkatërruar Zurichun duke e mposhtur me rezultat prej 6-1.
Pas xhiros së katërt, në këtë grup Real Madridi dhe Milani mbajnë dy vendet e para me nga shtatë pikë, ndërsa Marseille gjendet në vendin e tretë me gjashtë pikë.