25 nëntor 2009
Driton Krasniqi, gati rikthimi te Besa?
Destinacioni i ardhshëm i Driton Krasniqit në merkaton e janarit me shumë gjasa do të jetë rikthimi te Besa e Kavajës. Lajmi është bërë i njohur dje nga mediat kosovare, sipas të cilave tashmë sulmuesi në fjalë ka prishur marrëdhëniet me skuadrën e tij KEK, ku militon në kampionatin kosovar dhe shanset që ai të qëndrojë në këtë ekip deri në fund të kontratës së tij 1-vjeçare janë të pakta. Ishin përhapur fjalë se sulmuesi ishte pezulluar nga ekipi kosovar, pas ndëshkimit me karton të kuq gjatë takimit ndaj Vllaznimit. Por vetë futbollisti ka hedhur poshtë gjithçka, duke theksuar se është "në pritje të bisedimeve me drejtuesit e klubit KEK për të vendosur për të ardhmen". Merkatoja e janarit është pranë dhe Krasniqi e shikon si një nga pistat më të mundshme rikthimin te Besa e Kavajës në kampionatin shqiptar, ku ka luajtur për 4 sezone në të kaluarën".