25 nëntor 2009

Drenthe i ngazëllyer për interesimin e Juventusit

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Royston Drenthe, raportohet se parapëlqen një transferim te Juventusi. Zonja e Vjetër u lidh me një transferim në janar të të riut holandez, dhe Tuttosport shkruan se vetë lojtari është i ngazëllyer nga mundësia për t’iu bashkuar këtij ekipi. Reali kërkon 5 milionë funte për Drenthe dhe lojtari tashmë thuhet se ka kontaktuar me përfaqësues të ekipit italian për mundësinë për t’u transferuar në Torino që në muajin janar. Biankonerët dëshirojnë të forcojnë sulmin dhe Drenthe shihet si një zgjidhje ideale për mbrojtjen e krahut të majtë.