Portieri i Real Madridit që është dhe portieri më i mirë aktualisht në botë Iker Casillas i ka bërë thirje bashkëlojtarëve të tij që të mos mbrohen kundër Barcelonës të dielën në Camp Nou.“ Nuk po shkojmë në Camp Nou për të na pritur,” është arsyetuar ai për Marca.
“ Ne po shkojmë që të luajmë ashtu si bëmë deri tani, disa herë mirë, disa herë keq – pa kurfarë frike. Ne po shkojmë për ti sulmuar, që të provojmë dhe të fitojmë duke i mbuluar lojtarët e tyre më të rëndësishëm, mirëpo jo vetëm në ata – ne duhet të brengosemi për veten.”
“ E shoh Barcelonën duke bërë mirë, por fatmirisisht unë po i shoh shumë afër pasqyrës. Barcelona luan mirë futboll, që do të thotë se do të pajisen mirë kundër Real Madridit. Jam i sigurtë se do të jetë një ndeshje interesante.”
“ Barcelona është në avantazh sepse po luan në terrenin vendas, por ne erdhëm, u bëmë liderë që do të thotë se nuk jemi prapa.”
“ Unë mendoj se do të jetë mjaft interesant – nga ajo që di, do të jetë më shumë e balancuar, natyrisht, që nga koha kur jam në La Liga.” Përfundoi Casillas.