JUVELIVE

25 nëntor 2009

Blank: Kam skuadër të mirë, Juve më favorite se Bajerni

Bordo shkaktoi befasinë, duke u kualifikuar për në turin e dytë të Champions League dy ndeshje para fundit. Arkitekti i ndërtimit të kampiones së Francës është tekniku Lorant Blank. Ish-mbrojtësi i Napolit dhe i Interit, është i kënaqur me provën e Bordosë në futbollin europian dhe sot në mbrëmje, testi i radhës do të jetë Juventus. Blank është kritikuar për "rënie" (4 humbje në 6 ndeshjet e fundit në ligën franceze), kjo dhe për shkak të shumë dëmtimeve. "Problemet fizike, ku përfshihen dhe dëmtimet janë pjesë e futbollit. Në Champions kemi bërë gjëra të mëdha. Kur u hodh shorti, Juventus dhe Bajern Mynih u parashikuan si favorite për të kaluar turin. Ishte e drejtë, duke njohur historinë e madhe të këtyre dy klubeve, organikën e kualitative të tyre. Kur në mesin e shtatorit shkuam në Torino kureshtja për mua ishte te shikoja dimensionet e skuadrës sime. Barazimi 1:1 dhe mënyra se si u arrit, shërbyen për rritjen e moralit të futbollistët". Blank beson se bardhezinjtë janë favoritë ndaj skuadrës bavareze për të kaluar në turin e dytë të Champions.