Bastoret: Messi do të shpallet më i miri
"Topi i Artë" është pranë shpalljes. Lista e futbollistëve pretendentë me 30 emrat e më të mirëve tashmë është bërë e njohur. Kush do ta fitojë? Kurrë si këtë vit, rezultati nuk ka qenë kaq i lexueshëm. Pas triumfit të vitit të kaluar të Cristiano Ronaldos, parashikimet për fituesin e këtij viti duket se janë bërë. Të gjithë ekspertët e vënë gishtin te talenti i Barcelonës, Lionel Mesi, i cili e ëndërroi fitoren edhe në vitin e kaluar. Edhe bastexhinjtë, sipas shoqërisë "Agicos", janë dakord me rezultatin final, që fikson fitoren finale të kampionit argjentinas në kuotën 1.10. Pas tij vjen Ksavi me 8, Ronaldo me 12.00, Eto‘o 18.00, Runi 20.00, Ibra 20.00