JUVELIVE

25 nëntor 2009

Agbonlahor e Remy, objektivë të Wenger

Tabloidi anglez, Daily Star, ka shkruar të mërkurën se Arsenal po e vëzhgon me kujdes të madh sulmuesin e Aston Villas, Gabi Agbonlahor.
Në rast se ky lojtar vazhdon të luajë në këtë nivel deri në fund të sezonit, atëherë menaxheri Arsene Wenger, do të ishte i gatshëm të shpenzojë 18 milionë euro për ta transferuar futbollistin në Emirates.
Por, sulmuesi i Villas nuk është objektivi i vetëm i menaxherit të “Topçinjve”. Sipas tabloidit tjetër anglez, Sun, futbollisti tjetër që ndiqet nga skautët e Arsenal është sulmuesi i Nice, Loic Remy, që me karakteristikat e tij krahasohet shpesh me Thierry Henry.