28 tetor 2009

Wenger: E donim Aquilanin

Bossi i Arsenalit Arsene Wenger ka thënë se ai ka tentuar të nënshkruaj me lojtarin tanimë të Liverpoolit, gjatë kohës kur ai ishte në Roma. - "Po e njoh Aquilanin shumë mirë. Ai luajti kundër nesh vitin e kaluar në Ligën e Kampionëve, ai është një lojtarë i talentuar edhe pse ka qenë jashtë formës së tijë si pasojë e lëndimeve. Ne e përcjellëm atë rreth dy vite, por ai vitin e fundit mungoi shumë dhe si pasojë e kësaj mungese ne e humbëm interesimin në të." tha Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit.