Totti operohet me sukses
Legjenda Italiane është operuar me sukses, pas një lëndimi i cili i shkaktoi mjaft probleme gjatë këtijë sezoni. Totti pas operimit me sukses do të jetë jashtë fushave të gjelbërta rreth 30 ditë, kur parashikohet t'ia nisë trajnimeve, ndërsa lojës edhe disa ditë më vonë.- "Francesco do të kthehet në shtëpi pas qëndrimit në 'Villa Stuart' sonte. Atijë do t'i jepen këshilla të cilat do të përcillen nga ai dhe do të shërohet me sukses dhe më shpejt. Operimi zgjati vetëm tetë minuta dhe Totti do të jetë në gjendje për Romën sa më shpejtë të jetë e mundur." thuhet në komunikatën e lëshuar në vebfaqen zyrtare të Romës.