Juventusi ka lënë pas vetes formën e dobët të disa ndeshjeve më parë, ndërsa këtë e dëshmoi në takimin e xhiros së dhjetë në Serie A përballë Sampdorias.Zonja e Vjetër është pozicionuar në vendin e dytë në tabelë pasi që mposhti skuadrën që mbante këtë pozitë me rezultat prej 5-1.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Carvalho Amauri (26’), i cili u gjet më së miri brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit pas një goditje nga këndi.
Amauri ishte pjesëmarrës edhe në golin e dytë të bardhezinjve pasi asistoi te Giorgio Chiellini, i cili dyfishoi rezultatin dhe me këtë epërsi dërgoi skuadrat në pushim (42’).
Pesë minuta brenda pjesës së dytë, Mauro Camoranesi shënoi edhe golin e tretë për vendasit pas një superpasimi të Sebastian Giovincos.
Me golin e dytë personal në këtë ndeshje (62’) pas një krosimi të Camoranesit, Amauri vendosi rezultatin prej 4-0.
Golin e nderit për Sampdorian e shënoi Giampaolo Pazzini (64’), pas një pakujdesie të lojtarëve bardhezi.
Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes David Trezegol, i cili shënoi dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.
Me këtë fitore Juve ngjitet në vendin e dytë me një pikë më pak se Interi që mban vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe një pikë më shumë se kundërshtari i mbrëmjes së sotme, Sampdoria.
NJOFTIM - GOLAT MUND TI SHIKONI NE FUNDIN E WEBIT..