27 tetor 2009

Sunderland ndjek Figueroan

Sunderland duket se do të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar të janarit. Sipas të përditshmes britanike Daily Mirror, menaxheri Steve Bruce është i gatshëm të ofrojë 4 milionë euro për mbrojtësin e Wigan, Maynor Figueroa.
“Macet e Zeza” më pas do të ishin të interesuar edhe për futbollistin e krahut, meksikanin Nestor Calderon, i cili aktivizohet tek ekipi Deportivo Toluca, shkruan e përditshmja tjetër britanike, Daily Mail.