27 tetor 2009

Ronaldo : Nuk dua lojtarë të Barcës tek Reali

Cristiano Ronaldo në mënyrë senzacionale pohon se nuk do të dëshironte ta shihte asnjë lojtarë të Barcelonës duke luajtur për Real Madridin, nëse do të kishte mundësinë për ta marrë ndonjërin.
“ Nuk frikësohem nga ata, ne do ti mposhtim, jam i sigurtë për këtë.”
“ Ne kemi një skuadër të fortë dhe nuk do të transferoja ndonjërin prej lojtarëve të Barcelonës.”
“ Për momentin ndjehem më mirë se kurrë. Duhet të jem më i kujdesshëm me lëndimin që të mos vuaj, por çdo gjë po shkon mirë dhe shpresoj që së shpejti do të luaj.”
“ Unë përkujdesem për vehten dhe mbaj dietë normale. Ky është profesioni im dhe unë duhet të jem në formë të lartë fizike. E di se kam gjihtmonë kondicion. Çdo gjë që di të bëj është të luaj futboll dhe unë jam në gjendje ta bëj atë.”
“ Nëse ndonjë prej futbollistëve nuk është në gjendje, është se ata nuk e duan profesionin e tyre.” deklaroi Ronaldo.