Sipas mediave angleze, ekipi i Liverpoolit është në negociata për të vazhduar marrëveshjen me portierin Pepe Reina deri në vitin 2014.27-vjeçari tashmë e ka plotësuar gjysmën e marrëveshjes pesëvjeçare, të cilën e nënshkroi në vitin 2007, sipas të cilës fiton 60 mijë funte në javë, por interesimi i ekipeve nga Spanja ka bërë që të Kuqtë të mendojnë vazhdimin e besimit të portierit të tyre.
Mendohet se Barcelona është duke shikuar mundësinë për ta sjellë atë në radhët e veta. Për të shmangur një largim të tij, Liverpooli raportohet se i ka ofruar një marrëveshje të re nga e cila ai do të fitojë 95 mijë funte në javë.
Reina që nga arritja e tij në Ligën Premier nga Villarreali në vitin 2005 e ka ngritur veten në një prej portierëve më të mirë në Evropë.