JUVELIVE

27 tetor 2009

Ranieri: Do të jetë e vështirë, kënaqem me vendin e 4-t

Ranieri: Ka për të qenë e vështirë, kënaqem me vendin e 4-t “Ka për të qenë shumë e vështirë, ky do të jetë viti i përshtatjes, i shpirtit të sakrificës dhe i zhgënjimeve”.Ky është mendimi i Klaudio Ranierit në prag të sfidës në kampionat kundër Udinezes në transfertë, menjëherë pas humbjes së shëmtuar në shtëpi përballë Livornos të dielën. “Jemi katër pikë prapa vendit të katërt dhe unë do të isha i kënaqur me këtë pozicion në fund të kampionatit”, ka nënvizuar trajneri verdhekuq.
Dhe më tej shton: “E dija që nuk do të ishte fushë me lule. Kemi vështirësi me kompletimin e grupit. Kemi mungesa të rëndësishme, por gjithsesi duhet të ecim përpara. Unë kam besim se me punë nund t’ia dalim për të marrë maksimumin”.
Në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushën e “Friuli”-t, Ramieri ka sqaruar se të mërkurën do të vendosë nëse do ta grumbullojë portierin Doni apo jo, ndërkohë që mbrojtësi brazilian, Huan, do të ketë një fanellë titullari.