JUVELIVE

25 tetor 2009

Raiffaisen Super Liga e Kosoves - Permbledhja

Hysi shkatërron Trepçën

Hysi ka shkatërruar Trepçën duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0. Golat për Hysin i shënuan Osmani 20' dhe 45' Zabergja 39 dhe Berisha 89. Hysi tregoi një ndeshje të mrekullueshme. Hysi ishte e vendosur shumë mirë në fushë nuk la vend për befasi dhe mposhti me rezultat të thellë misafirët nga Mitrovica

Prishtina fitonë me vështirësi

Prishtina ka mposhtur Lirinë me rezultat 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Llumnica ë minutën e 44. Liria në pjesën e dytë u angazhua shumë që së paku të barazojë rezultatin, por Prishtinasit ishin të vendosur që në këtë ndeshje të i fitojnë tre pikë.

Keku nuk e falë Flamurtarin

Keku ishte misafir i Flamurtarit dhe ka mposhtur me rezultat të thellë 0-3. Golat për Kekun i shënuan Berbatovci 29', Rexha 85' dhe Simnica 89'. Keku tregoi një ndeshje shumë të mirë, edhe pse ishte misafirë nuk ngurroi që të sulmojë vendasit dhe u kurorëzua me fitore.

Gjilani fillon me fitore

Gjilani ka mposhtur Vllaznimin me rezultat 3-1. Golat për Gjilanin i shënuan Muji 36'55' dhe Zeqiri 83. Ndërsa golin e vetëm të ndeshjes për Vlaznimin e shënoi Gashi në minutën e 18. Edhe pse Gjilanasit ishin duke humbur ne fillim të ndeshjes ata nuk u dorëzuan dhe ishin të bindur nga një fitore dhe ia dolën që të mposhtin Vllaznimin

Besa me një gol kalonë Ferizajin

Besa ishte mikpritëse e Ferizajit në Pejë dhe ka mposhtur me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Haxhizeka në minutën e 51. Ferizaji nuk pati shumë mundësi për barazim pasi që Besa ishte e vendosur shumë mirë në mbrojtje dhe nuk lejoi ndonjë befasi në këtë ndeshje