27 tetor 2009

Parashikim : Juventus – Sampdoria

Vendi : Olimpico di Torino, Torino

Koha : E mërkure, 28 Tetor, ora 20:45

Nesër mbrëma në Olimpico të Torinos zhvillohet derbi i kësaj jave në Serie A ndërmjet vendit të tretë Juventusit që është dy pikë prapa Sampdorias vendit të dytë.

Juventus hynë në këtë takim me një motivim dhe president të ri. Ndonëse ky i fundit nuk mund të ketë ndikim në rezultat, por mund të ketë ndikim në karakter. Fitorja ndaj Sienës ishte me ‘’ qykë të zorit “ dhe një fitore ndaj Sampdorias do të ishte një ogur i mirë.

Vicenzo Iaquinta është jashtë aksionit për shkak të operacionit i cili mëtohet të ketë patur sukses. Alessandro Del Piero është ende i lënduar. Claucio Marchisio është i lënduar për një periudhë më të gjatë, pas operimit të gjurit.

Salihamidzic gjithashtu do të mungoj. Jonathan Zebina do të mungoj poashtu për shkak të një lëndimi të vogël pësuar në ndeshjen kundër Maccabi Haifas.

Padyshim assi i Juventusit pritet të jetë përsëri Diego. Ky njeri pritet që të lë gjurmë në këtë ndeshje dhe tu tregoj futbollistëve të Sampdorias se kot kanë udhëtuar për në Torino.

Juventus

25 Tetor Siena – Juventus 0-1 (Serie A)
20 Tetor Maccabi Haifa – Juventus 0-1 (Champions League)
17 Tetor Juventus- Fiorentina 1-1 (Serie A)
4 Tetor Palermo – Juventus 2-0 (Serie A)
30 Shtator Bayern Munich – Juventus 0-0 (Champions League)

Formacioni i Juventusit (4-2-3-1): Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Grosso; Camoranesi, Poulsen, Sissoko; Diego, Amauri; Trezeguet.

Sampdoria në top formë këtë sezonë do të përpiqet ta bëj demolimin e radhës, dhe atë kundër Juventusit. Sampdoria tanimë ka mposhtur favoritin absolute për titull Interin, dhe një befasi në Olimpico nuk do ishte befasi.

Franco Semiolli tek Sampdoria është i lënduar, por do të rikthehet Daniele Gastaldello.

Njeriu që duhet ta kenë në radar lojtarët e Juventusit është Pazzini që do ta ketë partner Cassanon në sulm, padyshim një dyshe e frikshme që do të shkaktoj mjaft probleme.

Sampdoria

24 Tetor Bologna – Sampdoria 1-4 (Serie A)
18 Tetor Lazio – Sampdoria 1-1 (Serie A)
4 Tetor Parma – Sampdoria 1-1 (Serie A)
26 Shtator Sampdoria – Inter 1-0 (Serie A)
23 Shtator Fiorentina – Sampdoria 2-0 (Serie A)

Formacioni i Sampdorias (4-4-2): Castellazzi; Stakevicius, Lucchini, Rossi, Zauri; Mannini, Poli, Palombo, Ziegler; Pazzini, Cassano.