JUVELIVE

27 tetor 2009

“Old Traford”, “tempulli” i tifozëve

Sezonin e kaluar, Mançester Utd. solli në stadium mesatarisht 75 mijë persona. Reali, Borusia Dortmund e Barcelona 70 mijë. Milani, i vetmi nga Seria A në 10 të parët.Këto të dhëna dalin nga studimi i të dhënave mbi numrin e tifozëve në shkallët e stadiumeve europiane gjatë sezonit 2008-2009 (vetëm për ndeshjet e kampionatit). Sipas tyre, del se Mançesteri është “kryeqyteti” i sportdashësve në kontinentin e vjetër. Mesatarisht, “Djajtë e kuq”kanë sjellë në stadium mesatarisht 75304 njerëz.
Në renditjen e kaluar, Mançesteri mbante vendn e dytë, pas Realit, i cili tashmë ka zbritur në vendin e 4-t, me një mesatare prej 70816 spektatorësh. Në vendin e dytë renditet Borusia e Dortmundit me 74748 (ishte e treta) dhe Barcelona me 71045 (ishte e pesta). Prej vendit të pestë e poshtë, shifra zbret në më pak se 70 mijë tifozë.
Bajerni i Mynihut zbret nga vendi i katërt në të pestin (69 mijë), ndërkohë që Shalke 04 e ka ruajtur pozicionin e gjashtë me 61442 spektatorë. Më pas vijnë Arsenali në vendin e shtatë (60040), që nuk ka lëvizur asnjë pozicion, Milani, që ka fituar një vend dhe tashmë renditet i teti me 59757 tufozë. Në vendin e nëntë dhe të dhjetë renditen përkatësisht Sëlltiku me 57336, duke humbur një vend dhe Hamburgu, që ia del të mbetet në 10-she me një mesatare prej 54881tifozësh.
Në klasifikimin e 50 stadiumeve europiane me shikueshmërinë më të madhe nga tifozët janë 13 anglezë, 13 gjermanë, gjashtë spanjollë, aq sa ka edhe italianë, katër francezë, tre hollandezë, dy portugezë dhe një turk.