JUVELIVE

27 tetor 2009

Mendoi të largohej nga Barça

Carles Puyol ka deklaruar se në të kaluarën kishte menduar të largohej nga klubi aktual, Barcelona.
Për mbrojtësin spanjoll, muajt e kaluar interesim kishin shfaqur Manchester City e Milan, mirëpo përfaqësuesi spanjoll vendosi që ta vazhdonte kontratën me klubin katalunas deri në vitin 2013.
“Mendimi i parë i imi ishte që ta përfundoja karrierën këtu, por kam kërkuar kohë për vazhdimin e kontratës, për t’i shqyrtuar mundësitë dhe ofertat tjera. Por, kam vlerësuar se askush nuk do të mund të mi jepte ato që mi jep Barcelona”, theksoi Puyol.