Largimi i Pellegrinit kushton
Manuele Pellegrini një gjë e ka të qartë se nëse humb edhe ndaj Getafes këtë fundjav ai do të shkojë në shtëpi, por potencialisht ky pushim nga puna nuk do të ishte edhe aq tmerrues për këtë trajner pasi kontratën që e ka ai me vete do të merrte edhe një dëmshpërblim prej 11 milion Eurove.- `Sport` thotë se ultimatumi për Pellegrinin erdhi menjëherë pas humbjes turpëruese nga Alcorncon në garën e Copa del Rey. Ky vendim për një shkarkim të mundshëm të tijë mund të vijë në konsiderim edhe nëse Real pëson humbje nga Milano në San Siro, por kjo nuk është e tëra sepse shkarkimi i këtij trajneri i cili ka një kontratë dy vjeçare me klubin do t'i kushtonte klubit përafërsisht 11 milion Euro, përafërsisht sa paga vjetore e Cristiano Ronaldos.