JUVELIVE

29 tetor 2009

Lajme per Futbollistet Shqiptare

Xhaka shënoi në fitoren e Zvicrës U-17

Frederik Veseli e ka bartur shiritin e kapitenit për zviceranët, ndërsa Pajtim Kasami është ndëshkuar me karton të verdhë. Shkodran Mustafi ka luajtur 90 minuta për Gjermaninë U-17.

Kombëtarja e Zvicrës U-17 vazhdon shkëlqimin në Kampionatin botëror në futboll që po mbahet në Nigeria. Ata shënuan fitoren e dytë më radhë, kësaj here me rezultat 4:3 kundër kombëtares së Japonisë U-17, në ndeshjen e dytë të vlefshme të grupit B. Vulën e fitores së kësaj fitore e bartë edhe shqiptari i spikatur, Granit Xhaka, i cili shënoi gol dhe së bashku me dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Pajtim Kasamin e Frederik Veselin dëshmuan lojë të pëlqyeshme në fushë. Frederik Veseli e ka bartur shiritin e kapitenit gjatë lojës me japonezët dhe kjo dëshmon se futbollistët shqiptarë po luajnë rol kyq. Japonia U-17 ka udhëhequr me rezultat 0:2 me golat e shënuar (9’ e 20’) nga futbollisti Takumi Miyayoshi dhe kur të gjithë kujtuan se zviceranët zor se mund kthejnë rezultatin, ndodhi mrekullia. Loja e shtruar në fushë e futbollistëve të rinj zviceranë e bëri të veten dhe në minutën e 42-të Seferoviq e ngushtojë epërsinë në 1:2. Sërish ky futbollistë shënoi dhe barazoi shifrat 2:2 pikërisht në minutën e 51-të. Në skenë Granit Xhaka, që bëri më të mirën, duke shënuar golin e epërsinë në minutën e 53-të dhe gëzoi pamasë stafin e kombëtares zvicerane dhe adhuruesit e kësaj kombëtare. Rezultatin 4:2 e ngriti Rodriguez në minutën e 74-të. Japonezët në minutën e tretë shtesë (90+3) e ngushtuan humbjen falë golit të shënuar nga futbollisti Kojima. Kasami është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 38-të, kurse Xhaka është zëvendësuar në minutën e 75-të nga Hajrovic. Zvicra U-17 me 6 pikë e udhëheq tabelën në grupin B, duke e lënë pas vetes Brazilin me tri pikë.

Mustafi zverdhet kundër Argjentinës U-17

Kombëtarja e Gjermanisë U-17 është mundur me rezultat 1:2 nga kombëtarja e Argjentinës U-17, në ndeshjen e dytë të grupit A në Kampionatin botëror në futboll. Futbollisti Shkodran Mustafi luajti 90 minuta në këtë sfidë të vështirë për gjermanët, por nuk ia dolën të fitojnë së paku një pikë. Gjermanët në minutat e hershëm udhëhoqën pikërisht në minutën e 8-të me golin e Goetze dhe shkuan në pushim të pjesës së parë me këtë epërsi. Argjentinasit në pjesën e dytë për dy minuta e kanë kryer punën. Në minutën e 57-të e barazuan rezultatin 1:1 me golin e shënuar nga penalltia nëpërmjet futbollistit Espindola. Pas një minute, Araujo e kaloi në epërsi kombëtaren e Argjentinës U-17 dhe njëherësh ia siguroi fitoren 2:1. Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, ishte mjaft i lëvizshëm në fushë, duke dëshmuar lojë të mirë. Ai në minutën e 56-të është zverdhur me karton nga gjyqtari. Kombëtarja gjermane U-17 nga dy ndeshjet e zhvilluara deri më tash ka tubuar vetëm një pikë duke u renditur në vendin e tretë me një pikë në grupin A. Gjermanët shpresojnë fitore në ndeshjen e radhës që do të takohen me Hondurasin U-17 që ka skuadër solide.

Legjendë: Granit Xhaka me numër 11 në fanellë gjatë gëzimit të golit të epërsisë

Tabela Grupi A

1. Argjentina 2 2 0 03:1 6
2. Nigeria 2 1 1 0 4:3 4
3. Gjermania 2 0 1 1 4:5 1
4. Hondurasi 2 0 0 2 0:2 0

Grupi B

1. Zvicra 2 2 0 0 6:3 6
2. Brazili 2 1 0 1 3:3 3
3. Meksiko 2 1 0 1 1:2 3
4. Japonia 2 0 0 2 5:7 0

Xhemajli 37 minuta në trepikëshin e Parmës

Blerim Xhemajli kësaj here nuk është futur në lojë nga fillimi, por nga minuta e 53-të në fitoren domethënëse që arriti Parma me shifra 2:0 kundër skuadrës Bari, në javën e 9-të të Serie A të Italisë në futboll. Xhemajli për 37 minuta lojë, ka pasur angazhim të jashtëzakonshëm në fushë dhe deri në fund të ndeshjes skuadra e tij ndëshkoi dy herë rivalin. Parma fitoi ndeshjen me golat e shënuar nga futbollistët Bojinovit (58') e Paloschit (66'). Për këtë fitore hise të madhe ka edhe futbollisti shqiptar, Xhemajli. Fitore me vlera të mëdha për arsye se e ka ngjitur Parmën në vendin e katërt me 17 pikë të tubuara dhe mbetët pesë pikë më pak se lideri.

Nuhiu –trimi i fitores së Riedit

Futbollisti Atdhe Nuhiu nuk ka të ndalur në kampionatin austriak. Ai është trimi i fitores së Riedit më rezultat 3:0 kundër W. Neustadtit, në javën e 13-të të elitës së futbollit. Nuhiu shënues i dyfishtë dhe më i merituari për fitore. Atdhe Nuhiu shënoi dy gola shumë të shpejt në minutën e 40-të e 42-të, ndërsa golin e tretë e shënoi Huspek në minutën e 87-të. Nuhiu luajti 90 minuta dhe kjo fitore skuadrën e tij e ngriti në vendin e gjashtë me 20 pikë. Në skuadrën W. Neustadtit luajti 90 minuta Mensur Kurtishi, por nuk ishte i denjë ta shpëtoi skuadrën nga humbja e lartë. Ronald Gëxhaliu nuk aktivizohet fare për W. Neustadtin, skuadër që radhitet në vendin e 8-të më 12 pikë.

Salihi e Sulimani zverdhen në Austri

Hamdi Salihi nuk shënoi kësaj here siç jemi mësuar në të shumtën e ndeshjeve të kampionatit austriak në futboll. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Salihi, luajti 55 minuta në fitoren e Rapidit nga Vjena si udhëtues me rezultat 3:1 kundër Austrisë Karnten. Salihi në minutën e 22-të ndëshkohet me karton të verdhë, ndërsa skuadra e tij më këtë trepikësh zë vendin e tretë me 24 pikë të tubuara. Befasia e kësaj jave ishte humbja e liderit të tabelës, Austrisë nga Vjena me rezultat 1:0 si mysafir i Kapfenbergut. Emin Sulimani luajti 90 minuta dhe në minutën e 59 zverdhet nga gjyqtari. Austria me gjithë humbjen ruajti kreun e tabelës me 26 pikë të tubuara.

Ibraimi dëshmon veten te Olimpija

Futbollisti shqiptar, me prejardhje nga Maqedonia, Agim Ibraimi, njëherësh që luan në radhët e kombëtares së Maqedonisë, U-21, shënoi gol të rëndësishme për Olimpijën e Lubjanës në elitën e futbollit slloven. Skuadra e tij fitoi me rezultat 2:1 si udhëtues kundër skuadrës së Domzales. Ibraimi shënoi gol në minutën e 32-të të ndeshjes. Olimpija me tri pikë të fituara radhitet e treta me 23 pikë të tubuara nga 15 javë të zhvilluara deri më tash.

Pesë shqiptarët e Koblenzit pësuan humbje për kupë

Futbollistët Shefki Kuçi, Shqipëron Skeraj e Ervin Skela, nga minuta e parë e ndeshjes luajtën për Koblenzin në humbjen me rezultat 0:4 si udhëtues nga skuadra e Hoffenheimit, në ndeshjen e vlefshme të rundit të katërt të kupës së Gjermanisë në futboll. Në pjesën e dytë është aktivizuar vëllai i Shefkiu, Njazi Kuçi, i cili zëvendësoi në minutën e 60-të futbollistin Krontirisin. Almir Murati qëndroi në pankinë dhe fare nuk është futur në lojë. Koblenzi në pjesën e parë i bëri rezistencë vendasve, por në të dytën pësoi fiasko të vërtetë, duke e humbur ndeshjen me rezultat 4:0 nga Hoffenheimi, që bën gara në elitën e futbollit gjerman.

Bajrami me Elfsborgun forcuan vendin e tretë

Skuadra e futbollit Elfsborgu me barazimin (1:1) në takimin si mysafir me Örgryten e forcuan edhe më shumë pozitën e tretë me 52 pikë ose dy më shumë se i katërti në tabelë Kalmari. Emir Bajrami luajti 72 minuta në këtë ndeshje, duke treguar lojë të mirë dhe importuan pikë të rëndësishme. Një javë para përfundimit të kampionatit suedez, Elfsborg pothuajse e ka siguruar pozitën e tretë, pasi që në javën e fundit pret fitore kundër Helsingborgut.

Katër shqiptarë luajtën në derbin zviceran

Futbollisti Xherdan Shaqiri është aktivizuar nga minuta e parë, ndërsa Beg Ferati (Basel) e Adrian Nikçi e Admir Mehmedi (Zurich) inkuadrohen në pjesën e dytë.

Derbi i madh i futbollit zviceran, Zurich – Basel përfundoi me rezultat 2:2, në kuadër të javës së 14-të të Superligës. Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është paraqitur nga minuta e parë për Baselin, të cilin në minutën e 74-të e ka zëvendësuar shqiptari Beg Ferati. Në anën tjetër, në radhët e kampionit, Zurich, çuditërisht kësaj here nuk ishte as në pankinë shqiptari Almen Abdi, që ka kohë që nuk i jepet minutazh nga trajneri Challandes. Admir Mehmedi inkuadrohet në lojë në minutën e 69-të në vend të Vonlanthenit dhe Adrian Nikçi në minutën e 86-të zëvendësoi Stahelin, të cilët kontribuuan në barazimin e skuadrës së tyre, Zurich. Në përgjithësi të katër futbollistët shqiptarë dëshmuan lojë të mirë dhe që duhet veçuar angazhimin e pashoq të Shaqirit që me skuadrën e tij rrëmbeu pikën nga kampioni. Zurich udhëhoqi 1:0 me golin e Ticos në minutën e 53-të. Gëzimi nuk zgjati më shumë se tetë minuta, kur mysafirët barazuan rezultatin 1:1 në minutën e 61-të me golin e Huggelit dhe pas dy minutave kaluan në epërsi nëpërmjet Stockerit. Kampioni barazoi 2:2 në minutën e 86-të me golin e futbollistit Gajic. Zurich radhitet i pesti me 19 pikë, ndërsa Baseli i dyti me 25 pikë.

Nushi me St. Gallenin i dhanë leksion Grasshoppersit

Kristian Nushi me St. Galleni i gëzohen fitores së madhe me rezultat 1:0 kundër Grasshoppersit nga Zurichu. Golin e fitores për St. Gallenin e shënoi Frick në minutën e 15-të të ndeshjes. Nushi me shokë për 90 minuta lojë patën paraqitje të shkëlqyeshme dhe fituan tri pikë kur më shumti iu deshën. Futbollisti Nushi në minutën e 74-të është ndëshkuar me karton të verdhë. St. Galleni me 16 pikë e mban pozitën e tetë, ndërsa Grashoppersi renditet një pozitë më lartë me 17 pikë. Futbollisti i huazuar nga Baseli në Aaraua, Orhan Mustafi luajti 90 minuta me Aaraun në barazimin 0:0 me Sionin. Aaraua mbetët e fundit në tabelë me 6 pikë, kurse Sioni zë vendin e gjashtë me 19 pikë.

Zürich - Basel 2:2 (0:0)
Shikues: 14.300.
Gjyqtarë: Bertolini.

Shënues: Tico (53’), Gajic (86’) dhe Huggel (61’), Stocker (63’) për Baselin.
Zürich: Leoni; Stahel (Nikçi 86’), Barmettler, Rochat, Koch (Gajic 86’); Aegerter, Tico; Vonlanthen (Mehmedi 69’), Margairaz, Djuric dhe Alphonse.
Basel: Colomba; Inkoom, Huggel, Cabral, Chipperfield; Gelabert; Shaqiri (Ferati 75’), Da Silva (Safari 34’), Stocker (Unal 85’); Frei dhe Streller.

St. Gallen- Grasshoppers 1:0 (1:0)
Shikues: 13.290.
Gjyqtarë: Grossen.
Shënues: Frick (15’).

St. Gallen: Lopar; Zellweger, Lang, Schenkel, Hämmerli; Zé Vitor (Pa Modou 74’), Frei, Costanzo, Nushi; Abegglen (Knöpfel 74) dhe Frick (Merenda 81’).
Grasshoppers: Sommer; Menezes (Rogerio 86’), Vallori, Smiljanic, Voser; Salatic; Callà, Schultz, Ricardo Cabanas (D´Angelo 86’), Zarate dhe Afonso (Zuber 68’).

Rezultatet

St. Gallen- Grasshoppers 1:0 (1:0)
Zürich - Basel 2:2 (0:0)
Aaraua-Sion 0:0

1. Young Boys 13 10 1 2 31:15 31
2. Basel 14 7 4 3 31:21 25
3. Xamax 13 7 3 3 29:15 24
4. Luzern 13 6 2 5 23:23 20
5. Zürich 14 5 4 5 28:26 19
6. Sion 14 5 4 5 22:25 19
7. Grasshoppers 14 5 2 7 21:21 17
8. St. Gallen 14 4 4 6 17:23 16
9. Bellinzona 13 3 3 7 19:28 12
10. Aarau 14 1 3 10 8:32 6