JUVELIVE

27 tetor 2009

Lajme per Futbollistet Shqiptare

Salihi ngrohu zemrat e adhuruesve te Rapidit

Atdhe Nuhiu (Riedi) luajti 90 minuta, ndërsa Mensur Kurtishi (W. Neustadt) u aktivizua 74 minuta.

Hamdi Salihi i skuadrës së futbollit Rapidi nga Vjena ka bërë specialitet shënimin e golave pothuajse në çdo ndeshje të kampionatin austriak. Ai shënoi golin e fitores së lartë 4:0 në minutën e 86-të kundër Mattersburgut, në kuadër të javës së 12-të elitës austriake në futboll. Salihi ishte ndër figurat më të mira në lojë dhe është zëvendësuar në minutën e 90-të. Kjo fitore Rapidin e ngriti në vendin e tretë me 21 pikë dhe pesë pikë larg të parit, Austrisë nga Vjena. Në ndeshjen Salzburg-Riedi, e cila përfundoi 1:1, plotë 90 minuta ka luajtur Atdhe Nuhiu për Riedin. Skuadra e Riedit mori pikë të madhe nga ky udhëtim tejet i vështirë. Nuhiu dëshmoi angazhim të pashoq në fushë dhe ishte më së i merituarit për këtë pikë. Salzburgu renditet i dyti me 24 pikë, ndërkaq Riedi i pesti me 17 pikë. Edhe dy shqiptarë janë aktivizuar në kampionatin austriak, Mensur Kurtishi luajti 74 minuta, ndërsa nga minuta e 88-të paraqitet në fushë Ronald Gërcaliu në përbërjen e W. Neustadtit, që luajti baras (0:0) me Sturmin. W. Neustadt aktualisht e zë vendin e tetë me 12 pikë, kurse Sturmi i katërti me vetëm 21 pikë.

Xhemajli zverdhet në humbjen e Parmës

Futbollisti Blerim Xhemajli që luan në radhët e Parmës është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 50-të në takim me Atalantën, në javën e nëntë të Serie A të Italisë në futboll. Parma si udhëtues e ka humbur ndeshjen me shifra 3:1 nga Atalanta dhe më këtë humbje zbret në vendin e shtatë me 14 pikë të grumbulluara. Xhemajli pati një paraqitje solide për 90 minuta kundër Atalantës. Parma kishte llogaritur se nga ky udhëtim do të kthehen të pamposhtur, por hasën në lojë të fortë të skuadrës së Atalantës, e cila fitoi me plotë meritë. Blerim Xhemajli po zë vend standard në radhët e Parmës dhe shpresojnë në ndeshjet e ardhshme në rezultate më të mira.

Gashi shënoi, por kot

Ardian Gashi ka shënuar gol për Fredrikstadin, por jo edhe të nxjerrin rezultat pozitiv para adhuruesve kësisoj humbën 1:2 në ballafaqim me Molden, në javën e parafundit të Kampionatit të Norvegjisë në futboll. Gashi në minutën e 87-të shënoi nga penalltia në zvogëlimin e humbjes në 1:2 dhe për tre minutat e fundit nuk mundën të paktën ta barazojnë rezultatin. Fredrikstad është në pozitë tejet të vështirë për mbijetesë në ligë, pasi që një javë para përfundimit të kampionatit radhitet në vendin e 14-të me 31 pikë të tubuara. Futbollisti Gashi luajti 90 minuta përballë skuadrës së fortë Molde, e cila aktualisht zë vendin e dytë në ligën norvegjeze.

Mehmedi 90 minuta në fitoren e kampionit zviceran
Kristian Nushi zverdhet me karton të verdhë, ndërsa Almen Abdi nuk aktivizohet në lojë përveç disa ndeshjeve që u inkuadrua në pjesën e dytë. Është e çuditshme Abdi tash e disa javë të mbetët në pankinë, i cili është njëri nga futbollistët më të shtrenjtë në Zvicër.

Kampioni i Zvicrës, Zurich shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër St. Gallenit, në javën e 13-të e vlefshme të Kampionatit të Zvicrës në futboll. Futbollisti shqiptar, Almen Abdi nuk aktivizohet në lojë përveç disa ndeshjeve që u inkuadrua në pjesën e dytë. Prandaj është e çuditshme pse trajneri Bernard Challandes nuk e inkuadroi në lojë, kur dihet se Abdi është njëri nga futbollistët më të shtrenjtë në Zvicër. Në fanellën e skuadrës së Zurichut ka luajtur 90 minuta futbollisti shqiptar, Admir Mehmedi, i cili ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme. Në radhët e St. Gallenit 90 minuta është inkuadruar Kristian Nushi, i cili ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 62-të të ndeshjes. Skuadra kampione me trepikëshin e importuar kaloi në vendin e pestë me 18 pikë të tubuara, ndërsa St. Galleni bie në vendin e tetë më 13 pikë të grumbulluara.

Ndeshje dramatike në Luzern

Baseli e fitoi takimin me rezultat 5:4 si udhëtues kundër Luzernit. Xherdan Shaqiri është aktivizuar në lojë në minutën e 9-të për Baselin dhe është zëvendësuar në atë të 89-të. Burim Kukeli ka luajtur për Luzernin 90 minuta dhe ka treguar lojë të mirë. Në minutën e dytë Baseli kaloi në epërsi me golin e Huggelit, dhe pas dy minutave vendasit e barazojnë nëpërmjet futbollistit Chiumiento. Frei shtoi epërsinë në 1:2 në minutën e 8-të. Sërish barazohet rezultati 2:2 në minutën e 22-të nëpërmjet Rengglit nga penalltia. Basel kaloi në epërsi 2:3 me golin e Strellerit (73’). Yakin barazoi 3:3 (79’) dhe Ianu ktheu epërsinë në 4:3 (87’) në favor të Luzernit. Kthim sensacional i rezultatit. Frei barazoi 4:4 (91’) e Streller shënoi për 4:5 për Baselin (94-të). Baseli ngjitet në vendin e tretë më 24 pikë , ndërsa Luzerni radhitet në vendin e katërt me vetëm 20 pikë.

St. Gallen-Zürich 1:3 (1:0)
Shikues: 19.500.
Gjyqtarë: Cichetta.
Shënues: Abegglen (33’) për St. Gallenin dhe Djuric (50’), Margairaz (69’) e Vonlanthen (78’).
St. Gallen: Lopar: Lang, Koubsky, Schenkel, Hämmerli; Zé Vitor (Oehri 42’), Ciccone, Frei, Nushi; Abegglen, Frick (Pa Modou 64’).
Zürich: Leoni; Lampi, Barmettler, Tihinen (Stahel 74’), Koch; Gajic, Tico; Schönbächler (Vonlanthen 56’), Djuric, Alphonse (Margairaz 67’); Mehmedi.

Luzern - Basel 4:5 (2:2)
Shikues:8695
Gjyqtarë: Kever.
Shënues: Chiumiento (4’), Renggli (22-nga penalltia), Yakin (79’), Ianu (87’) për Luzernin dhe Huggel (2’), Frei (8’ e 94’), Streller (73’ e 94’) për Baselin.
Luzern: Zibung; Zverotic, Diarra (Lukmon 80’), Schwegler, Lustenberger; Renggli, Kukeli; Frimpong (Paiva 64’), Chiumiento; Ianu (Etter 92’), Yakin.
Basel: Colomba; Sahin, Abraham (Cabral 32’), Cagdas, Safari; Carlitos (Shaqiri 9’ dhe Almerares 89’), Huggel, Da Silva, Stocker; Frei, Streller.

Rezultatet

Aarau - Bellinzona 1:2 (1:0)
Grashopperse-Young Boys 2:1 (1:0)
St. Gallen - Zurich 1:3 (1:0)
Sion - Xamax 1:0 (1:0)
Luzern - Basel 4:5 (2:2)

1. Young Boys 13 10 1 2 31:15 31
2. Xamax 13 7 3 3 29:15 24
3. Basel 13 7 3 3 29:19 24
4. Luzern 13 6 2 5 23:23 20
5. Zurich 13 5 3 5 26:24 18
6. Sion 13 5 3 5 22:25 18
7. Grasshoppers 13 5 2 6 21:20 17
8. St. Gallen 13 3 4 6 16:23 13
9. Bellinzona 13 3 3 7 19:28 12
10. Aarau 13 1 2 10 8:32 5

Bajrami me Elfsborgun barazuan në shtëpi

Emir Bajrami është paraqitur 78 minuta në fanellën e skuadrës së Elfsborgut, e cila barazoi në shtëpi 1:1 me Hackenin, në javën e 28-të të Kampionatit të Suedisë në futboll. Bajrami me shokë ishin favorit për ta fituar ndeshjen, por rivali i zuri në befasi dhe ia rrëmbeu një pikë të madhe. Hackeni në kampionatin suedez është dëshmuar skuadër kompakte dhe për skuadrat e mëdha suedeze ka qenë tepër i papërshtatshëm. Barazimi Elfsborgun e lë gjashtë pikë larg kryesuesit të tabelës, AIK-u që udhëheq tabelën me 57 pikë. Elfsborgu zë vendin e tretë me 51 pikë dhe me gjasë edhe kampionatin do ta përfundoi në këtë pozitë.