Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, është shprehur mjaft i kënaqur me paraqitjen e Alberto Aquilanit me fanellën e Të Kuqve, përkundër se skuadra e tij u mposht nga Arsenali.Që nga transferimi nga Roma, mesfushori italian ka qëndruar jashtë fushe si pasojë e një lëndimi, ndërsa të mërkurën mbrëma u paraqit kundër Arsenalit në League Cup.
“E kemi njohur Albertin dhe jam shumë i lumtur për të që arriti të debutojë”.
“Shpresoj se do të shohim shumë nga ai tani. Ai është një djalë i mirë si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe është mirë për të dhe për ne që më në fund po luan”, ka thënë Kuyt për Liverpool Echo.