Schalke ka barazuar në Veltins Arena kundër Hamburgut me rezultat 3 me 3, në një ndeshje e cila padyshim ishte më e mira e këtij sezoni në BudesLigë.Ta parët në epërsi kaluan mysafirt në minutën e 27 me golin e Markus Berg. Piotr Trowchoski dyfishon rezultatin duke heshtur tifozët ultras të Schalkes.
Në pjesën e dytë ndeshja merr kahje tjetër. Në minutën e 50 supersulmuesi Kevin Kuranyi doli më në fund nga kriza, dhe shënon për 1 me 2.
Ndeshja tensionohet në minutën e 61 pas kartonit të kuq të Rozenhal i cili u dërgua në zhveshtore, dhe i dha mundësinë Shmitzit të shënoj nga penaltia për 2 me 2.
Në minutën e 80 Markus Berg edhe një herë tregon formën e tij të shkëlqyr duke shënuar golin e tij të dytë në këtë takim dhe të tretin në dy ndeshjet e fundit, pranë rezultatit 3 me 2 për Hamburgun.
Kur të gjithë pritën përfundimin e takimit, shfaqet heroi i këtij takimi Kevin Kuranyi i cili e ndez Veltins Arenën dhe tërë Gelsenkirchenin me golin që i dha një pikë Schalkes në derbin e rheinit kundër Hamburgut.
Me këtë, gjërat po përshtaten edhe më shumë që Bayern të afrohet në tabelë pas barazimit të Hamburgut dhe humbjes së Leverkusenit.