Mundësia e transferimit të Jurgen Klinsmann tek Stuttgart, në vend të trajnerit aktual Markus Babbel, në orët e fundit po bëhet gjithnjë e më e mundshme.Ish selektori i Gjermanisë dhe ish trajneri i Bayern Munchen, mbetet kandidati numër 1 për ta marrë në dorë bankinën e ekipit gjerman.
Të martën mbrëma, Stuttgart pësoi humbje nga ekipi i ligës së dytë gjermane, Greuther Furth, në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Ky ishte kulmi i dështimeve të skuadrës së Babbel, që në Bundesliga zë pozitën e 14-të.