27 tetor 2009

Kahn këshillon Bayernin

Portieri legjendar i Bayern Munichut Oliver Kahn është ndalur për të komentuar situatën e Bavarezëve nën drejtimin e Luis Van Gaal." Ai është një trajner i mirë dhe me përvojë por mendoj se Bayernit i duhet një pjesë e skuadrës e cila do të udhëheqte. Këtë nuk e ka tani Bayerni dhe kjo po krijon disa probleme" u shpreh Kahn.