Mesfushori i Juventusit, Christian Poulsen, mund t’i bashkohet gjigantit spanjoll Barcelonës që në muajin janar, nëse realizohen planet e biankonerëve.Sipas mediave italiane 29-vjeçari mund t’i bashkohet kampionit të Evropës gjatë afatit kalimtar dimëror dhe klubi italian dëshiron të negociojë për të hequr nga radhët e veta lojtarin e kombëtares daneze.
Poulsen po ashtu është lidhur me një kalim në Roma ku do ribashkohej me ish-trajnerin Claudio Ranieri, që është një admirues i danezit.