Administratori i deleguar i Milanit ka folur për objektivat e skuadrës për këtë sezon dhe për merkaton e janarit: “Bekam do të vijë, Huntelari do të qëndrojë me ne”.Galiani shprehu komentin e tij për ndeshjen ndaj Kievos, të fituar nga kuqezinjtë në minutat e fundit: “Objektivi ynë është të përfundojmë sezonin në tre vendet e para. Por kjo nuk do të thotë se duam të renditemi në vendin e tretë... Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është i domosdoshëm për një klub si ne. Dhe sigurisht që më pas duam të ecim sa më mirë në këtë kompeticion”.Numri dy i klubit nga Milano bën thirrje për kujdes në ndeshjen e mesjavës përballë Napolit. “Napoli është një nga skuadrat më në formë për momentin dhe e ka marrë veten pas rezultateve negative të fillimit”, nënvizoi ai.
Adiministratori i deleguar kuqezi konfirmon ardhjen e Dejvid Bekamit në janar: “Po, është pothuajse 100% e sigurtë. Kemi edhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë mirë. Në sulm është Pato dhe Ronaldinjo. Gjithashtu është edhe Huntelari, që në janar nuk ka për të lëvizur”.