Milani është duke menduar që të transferojë një sulmues extreme që do të mund të luaj dhe jashtë zonës 16 metra, dhe për këtë njeriu ideal është Adrian Mutu.Milan dëshiron të transferojë 30 vjeçarin Adrian Mutu nga Fiorentina. Profili i Mutus i përshtatet plotësisht kërkesave të Milanit. Mutu ka ende kontratë me Violan deri në vitin 2012. Lojtari do ta mirëpriste një kalim tek Milani. Megjithatë blerja e tij nuk do të jetë e lehtë pasi që Fiorentina kërkon as më pak e as më shumë se 20 milion euro.
Bisedimet janë duke vazhduar prapa syrit të mediave. Milani dëshiron që tia propozojë Fiorentinës shkëmbimin Huntelaar – Mutu. Kështu, Adriano Galliani pritet që t’ia bëjë një ofertë konkrete drejtorit sportiv të Fiorentinës Pantaleo Corvino, e cila do të përfshijë Huntelaarin dhe 5 milion euro. Hutelaar ishte dhe më parë temë tek Viola por pa ndonjë gjë konkrete.
Huntelaar nga ana tjetër nuk dëshiron të largohet, por nëse nuk e tregon formën do të vihet ‘’ nën sëpatë’’ , dhe për këtë Leonardo do ti jep rast deri në Dhjetor.