Embargo për Portsmouthin
Tanimë është konfirumuar se Portsmouth është goditur edhe me një dënim të rëndë i cili do t'a mbajë 'Pompey'-n largë nënshkrimeve të reja me futbollistë të rinjë për ta përfocuar skuadrën.- Dënimi i'a ndalon Paul Hartit të sjellë lojtarë të rinjë në 'Fratton Park' së paku deri sa të merret një vendim tjetër për kohëzgjatjen e këtijë dënimi. Zëdhënësi i Premier Ligës Dan Johnson tha: "Ne mund të konfirmojmë se Portsmouthit i është vënë një 'embargo' për të nënshkruar me lojtarë të rinjë." Thuhet se shkaku i këtijë dënimi është mos pagesa në kohën e duhur nga 'Pompey' në drejtim të klubeve prej të cilave ka blerë lojtarë.