27 tetor 2009

Do ta bindë Nestan të kthehet

Përgënjeshtrimi i sërishëm nuk i ka mjaftuar Alessandro Nestas që ta qetësojë çështjen e rikthimit të tij të mundshëm në Kombëtare. Sepse, mbrojtësi i Juventus, Fabio Cannavaro, e ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e ish shokut të tij të repartit në Kombëtare.

“E respektoj dhe e kuptoj. Ai ishte jashtë fushës për një vit, kishte frikë se do të duhej ta linte futbollin, ndërsa kujtimet e Botërorit të kaluar për të nuk janë të mira, pasi që ishte lënduar. Ai ka vuajtur dhe nuk dëshiron të rrezikojë. Mirëpo, unë do të mundohem ta bindi që ta ndërrojë mendimin”, theksoi Cannavaro.