Eshtë mëse i kënaqur Xhxixhi Del Neri. Tekniku i Sampdorias po shijon fitoren e thellë 4-1 të arritur kundër Bolonjës ditën e shtunë dhe vendin e dytë në renditje dy pikë larg Interit kryesues: “Kemi bërë një pjesë të parë të shkëlqyer. Kemi shënuar katër gola dhe e kemi merituar një avantazh të tillë. Më pas në pjesën e dytë kemi ulur ritmin dhe ka ardhur goli i Bolonjës, - ka thënë ai. - Kam disa lojtarë të pjekur. Kasano dhe Pacini kanë qenë të jashtëzakonshëm”. Trajneri i Sampit ka folur më pas për renditjen. “Për momentin do të shijojmë fitoren e bukur që kemi arritur kundër Bolonjës, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kampionati është shumë i gjatë dhe do të duhet të jemi të qetë edhe kur gjërat nuk do të shkojnë mirë. Këtë vend në renditje e meritojmë për punën që po bëjmë. Sampdoria është në vendet e para me të drejtë”, ka përfunduar ish-trajneri i Atalantës.
JUVELIVE
▼
26 tetor 2009
Del Neri: Meritojmë vendin që kemi