Portieri i skuadrës së Sampdorias Luca Castellazi i cili është duke kaluar nëpër një formë të mirë me skuadrën e tij e ka shpalosur dëshirën e tij që një ditë të merë ftesë nga Marcello Lippi sa i përket përfshirjes së tij në kombëtaren Italiane.Ai i ka thënë mediave Italiane se është ëndërr e tij që një ditë të luaj me kombëtaren e sidomos në kampionatin botëror të vitit të ardhshëm.