Arsenali ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Ligës duke e mposhtur Liverpoolin në Emirates me rezultat prej 2-1.Topçinjtë kaluan të parët në epërsi me anë të Fran Merida, i cili shënoi në minutën e 16-të.
Mirëpo, Të Kuqtë barazuan rezultatin me golin e Emiliano Insua (26’) për të dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.
Fitoren vendasve ua siguroi Nicklas Bendtner pesë minutat brenda pjesës së dytë, me golin që rezultoi të ishte vendimtar për këtë ndeshje.
Në takimet tjera të kësaj kupe, Chelsea e ka mposhtur Boltonin me rezultat 4-0, ndërsa Manchester City ka fituar përballë Scunthorpe me rezultat 5-1.