27 tetor 2009

Anullohet skualifikimi i Maxarrit

Valter Maxarri do të jetë rregullisht në stol kundër Milanit. Gjykatësi Sportiv ka “falur” teknikun, i cili është përjashtuar në ndeshjen e së dielës kundër Fiorentinës. “Falënderoj organet që kanë zyrtarizuar anullimin e skualifikimit të tij”, ka thënë presidenti De Laurentis, që më pas ka folur për punën e mirë të bërë nga trajneri deri tani: “Nuk e prisja një nisje të tillë. Me Maxarrin jam kuptuar menjëherë. Çfarë ka bërë në kaq pak kohë? Ka ditur të vlerësojë vlerat e vërteta të lojtarëve, për të ka shumë rëndësi koncepti i grupit”, ka përfunduar numri një i Napolit.