JUVELIVE

26 tetor 2009

Amauri godet sërish: Fitore e rëndësishme

Sulmuesi brazilian shënon një gol vendimtar ndaj Sienës, i dyti radhazi në kampionat

Goli i dytë radhazi në kampionat për Amaurin, që gjithsesi nuk e vëren mungesën e golave në këtë kampionat, ndonëse deri tani ka shënuar vetëm dy (ndaj Fiorentinës javën e shkuar dhe dje golin vendimtar në Sienë). “Unë golat gjithnjë i kam shënuar dhe do të vazhdoj t’i shënoj, rëndësi ka paraqitja që bëj, ‑ nënvizon sulmuesi i Juventusit. “Nuk ishte e lehtë të hyje në zonën e rreptësisë së Sienës, por pritëm momentin e duhur dhe patëm fat, por edhe zotësi që ia dolëm. Në ndeshjet e para të sezonit kemi qenë më të freskët, tani kemi më shumë përkushtime, ndaj edhe për këtë nuk kemi pasur shumë vazhdimësi”.

Më pas braziliani analizon në detaje ndeshjen: “Në të vërtet vuajtëm, në kuptimin që sulmuam gjithnjë, por ata mbroheshin mirë, pastaj në fund ia dolëm kur shënuam golin e fitores dhe morëm në shtëpi tri pikë shumë të rëndësishme. Edhe pse nuk kam shënuar gol në fillim të sezonit, mendoj që kam luajtur ndeshje të bukura, goli ishte vetëm çështje ditësh.

Tani kam shënuar dy radhazi dhe shpresoj të vazhdoj kështu”. Dhe duke qëndruar te kritikat që e kanë shoqëruar shpesh, Amauri thekson: “Mendoj se s’duhet t’i tregoj askujt asgjë. ka pesë vjet që luaj në Serinë A dhe që zhvilloj një kampionat më të bukur se tjetrin. Erdha te Juvja jo vetëm për të shënuar. Ndoshta vitin e shkuar shënoja gjithnjë, por këtë vit diçka nuk shkonte dhe më në fund u zhbllokova.

Thashë që pas ndeshjes me Fiorentinën niste kampionati im. Rëndësi ka të fitojmë”. Amauri nuk i beson krizës së Juventusit, por rezultatet vijnë vetëm nëse gjithçka funksionon: “Duhet të vrapojmë, duke luajtur kështu duhet të lëvizin të gjithë. Kur jemi mirë, arrijmë t’i bëjmë këto lëvizje dhe paraqitjet e bukura, sikundër bëmë në tri javët e para të kampionatit: në Romë fituam dy ndeshje (edhe me Lacion) ku vrapuam të gjithë, ndaj duhet të marrim shembull nga ato ndeshje