28 shtator 2009

Man Utd përcjell Patricion

Portieri i Sporting Lisbonës, Rui Patricio, tashmë një kohë të gjatë është duke u vëzhguar nga Manchester United, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Carlos Goncalves.
Menaxheri i kampionit aktual të Premierligës, Sir Alex Ferguson, e konsideron Patricion si zëvendësues të veteranit Edwin van der Sar.
“Është e vërtetë se ai vazhdon të përcillet nga Manchester United. Mirëpo, kjo nuk është asgjë e re sepse ai është përcjellë qysh nga koha kur Carlos Queiroz ishte atje”, deklaroi Goncalves.