28 shtator 2009

Buffon: Bayerni, skuadër e madhe

Portieri i skuadrës së Juventusit Gianluigi Buffon në prag të sfidës me Bayern Munichun në kuadër të ligës së kampionëve, theksoi se kjo do të jetë një provë për të gjithë futbollistët." Të mërkurën nuk do të hezitojmë ose të frikësohemi. Do të jemi përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe me traditë. Mbetet të shihet, ne duhet të fitojmë ngase përpos nesh, edhe Bordeaux do të jetë konkurent për kualifikim" u shpreh Buffon.