28 shtator 2009

Bajrami kthehet në fushë me fitore

Futbollisti Emir Bajrami pas lëndimit që ka pasur, është kthyer me sukses në fushë. Ai më skuadrën e tij, Elfsborg shënuan fitore si udhëtues me rezultat 2:1 kundër Halmstadit, në javën e 25-të të Kampionatit të Suedisë në futboll. Bajrami është aktivizuar 75 minuta në lojë, duke u zëvendësuar nga futbollisti Jawo. Elfsborgu shënoi një fitore të rëndësishme që sado kudo ia ruan shpresat në luftë për titullin e kampionit. Azrach shënoi në minutën e 44-të për mikpritësit, ndërsa për Elfsborgun autorë të golave janë Ericsson në minutën e 27-të dhe Avdic në atë të 88-të. Elfsborgu pesë javë para përmbylljes së kampionatit suedez renditet i treti në tabelë më 46 pikë ose katër pikë më pak se lideri i tabelës, AIK-u nga Stokholmi.