29 gusht 2009

Tirana godet në fund

Tirana ka pritur në kryeqytet Skenderbeun në kuadër të ndeshjeve të javës së dytë të kampionatit kombëtar. Gjatë pjesës së parë dy skuadrat u munduan të shënonin por në asnjë mënyrë nuk kanë mundur të gjejnë një rrugë deri te porta. Gjatë pjesës së dytë Tirana ishte më e angazhuar por nuk e gjente golin në asnjë mënyrë, Edhe Skënderbeu pati disa raste për shënim por nuk i konkretizoi. Golin e vetëm të ndeshjes e shënon Nallbani në minutën 90+1. Me këtë gol Tirana fiton dhe nxjerrë tri pikë në shtëpi.