JUVELIVE

28 gusht 2009

Sisoko shikon fundin e tunelit

I rikthehet buzëqeshja Çiro Ferrarës, pasi mesfushori i Juventusit, Momo Sisoko, pas vizitës mjekësore nga doktor Ferret, po i afrohet më shumë riaftësimit në gishtin e vogël të këmbës së majtë. Në 15-të ditët e ardhshme, mesfushori nga Mali do të shtojë ushtrimet fizioterapike dhe programin e ruajtjes së tonit muskular në përgjithësi. Po punojnë akoma në veçanti Felipe Melo dhe Diego, i pari për një problem muskular në kofshën e majtë, i dyti për një problem fizik.