Presidentja e Romës, Rosella Sensi ka theksuar se klubi është duke analizuar tregun aktual të këtij afati kalimtar të verës rreth përforcimeve para përmbylljes së tij të martën.
Roma ka humbur Alberto Aquilanin, i cili kaloi në Liverpool dhe nuk ka bërë ndonjë përforcim të madh.
“Jemi duke bërë maksimumin. Jemi duke hulumtuar tregun për të gjetur ndonjë futbollist, i cili do të përshtatej mirë në ekip. Shpresoj të realizojmë diçka deri në fund të muajit. Sigurisht se nuk jemi dorëzuar”, tha Sensi.