Sfida e sotme në mbrëmje do të drejtohet nga Nikola Ricoli (vijërojtës do të jenë Lançiano e Rosomando), 37 vjeç, i lindur në Mirandola (Modenë) dhe është i seksionit të Bolonjës. Një gjyqtar me kuota në ngritje: në qershor UEFA e promovoi në “top-class”-in e gjykimit europian. Për Ricolin është derbi i dytë milanez në karrierë: më 11 mars 2007 gjykoi ndeshjen që Interi e luante si vendës dhe që e fitoi 2-1 ndaj kuqezinjve.