JUVELIVE
▼
29 gusht 2009
Leonardo: Nuk ka asnjë favorit në derbi
“Berluskoni kërkon Sedorfin mbas krahëve të Ronaldinjos dhe Patos! Presidenti nuk flet si trajner. Kemi folur rreth hipotezës së cilës ai i është referuar. Nuk do të ishte një gjë e re të aktivizohej Ronaldinjo si sulmues dhe Sedorf si mesfushor i avancuar”. Kështu Leonardo ka folur për hipoteza në lidhje me formacionin në prag të derbit. “Megjithatë kemi shumë zgjidhje. Ndeshja me Interin është e veçantë, nuk ka një parashikim të sigurt, nuk ka favorit”, - ka thënë Leonardo, i cili ka siguruar se “nuk jam i shqetësuar”, duke ju rikthyer fjalëve të Berluskonit. “Me presidentin flas për gjithçka, madje i kam kërkuar që të më qëndrojë afër, sepse duhet prezenca e një endërrimtari si ai. Më pas unë vendos për atë që mendoj se është më e mira për skuadrën, duke mbajtur në konsideratë opinionin e tij. Me presidentin jemi dakord se moduli me dy sulmues është identiteti ynë. Por më pas ka ndeshje, kundërshtarë dhe momente që të shtyjnë të bësh zgjedhje të tjera”, - ka vazhduar trajneri kuqezi, duke konfirmuar se “nuk ka barrikada tek Milani, deklaratat e tij janë normale: është një person publik të cilit i drejtohen çdo ditë pyetje. Por kjo nuk më shqetëson. Edhe pse unë jam në rolin e trajnerit që bën vlerësime çdo ditë”. Asnjë problem as për lojtarët, “sepse edhe ata e njohin presidentin. Kemi folur bashkë për të aktivizuar Sedorfin si gjysmësulmues dhe Ronaldinjon sulmues, siç kemi folur për orë të tëra në telefon për blerjet e reja”. Në lidhje me merkaton, në atë periudhë kam dhënë mendimin tim. Tani është momenti të luajmë dhe të vlerësojmë se çfarë mund të bëjë kjo skuadër. Me entuziazmin që po punojmë mund të zhvillojmë një sezon të bukur”, - ka përfunduar Leonardo.