Ylli i ri i Real Madridit, Leite Kaka mezi pret rikthimin në San Siro për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit. Braziliani theksoi se do të jetë përballje e veçantë kundër ish ekipit të tij derisa theksoi objektivin për të fituar titullin këtë vit.
“Rikthimi në Milan është diçka shumë e veçantë për mua por edhe për shokët e mi në klubin për të cilin kam pasion të madh. Do të jetë ndeshje e veçantë. Pres atmosferë të mirë sepse jam i lidhur ngushtë me tifozët e Milanit. Jemi në grup të fortë por objektiv i yni është të fitojmë trofeun”, tha Kaka.