Pirlo është regjizori me këmbët e mira, Flamini pas provës së shkëlqyer të bërë në Siena ka pak mundësi që të lihet jashtë formacionit, Ronaldinjo, Borrielo dhe Pato do të konfirmohen përpara. Mbrojtësit dhe portieri gjithashtu të konfirmuar, Leonardos i mbetet vetëm një fanellë për të caktuar në prag të derbit të nesërm. Nëse mundësitë për të parë në fushë Sedorfin janë me të vërtet të ulëta për të mos thënë zero, do të jenë Ambrozini dhe Gatuzo që do të luftojnë për një vend në mesin e fushës.
Leonardo do të duhet të zgjedhë kështu midis kapitenit (Ambrozini) dhe njeriut më agresiv të kuqezinjve (Gatuzo), dy figura që, në një sfidë si derbi, mund të ndihmojnë shumë. Të mbështetesh tek motivimet, por duke lënë mënjanë vlerat taktiko-teknike, pra duke përjashtuar Flamininë, mund të mos jetë e favorshme për kuqezinjtë dhe kështu është e mundur që Leonardo të zgjedhë francezin, duke lënë në stol Ambrozinin. Në këtë rast Gatuzo do të vlerësohej dyfish, jo vetëm do të ishte titullar, por do të merrte edhe shiritin e kapitenit.